For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Paisje shtëpiake

Fshesa Victor Vac Rovus


  • Fshesa Victor Vac Rovus
  • Fshesa Victor Vac Rovus
  • Fshesa Victor Vac Rovus
  • Fshesa Victor Vac Rovus
  • Fshesa Victor Vac Rovus
  • Fshesa Victor Vac Rovus
Përshkrimi
Çmimi : 15.990 LEK
Lloji : Ofertë
Data : 16 September 2019
Vendndodhja : Rruga Sami Frashëri Metropol, Tirana, Shqipëria

Rovus Victor një kombinim i 3 funksioneve të ndryshme në një fshesë të vetme – pastrim në të thatë, pastrim në të njomë dhe funksion për fryrje, zgjidhja prefekte për pastrimin e shtëpisë tuaj. Falë sistemit të saj të mahnitshëm me shumë filtra që përfshin filtrimin e ujit dhe filtrin HEPA, Victor Vac siguron kujdesin më të mirë për ju dhe familjen tuaj, sepse ndihmon në filtrimin e të gjitha alergeneve shtëpiake dhe papastërtive.

Zgjidhja e plotë për pastrimin e shtëpisë, shtëpi më e pastër dhe më e shëndetshme

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, gjithmonë na shkon mëndja tek fshesat thithëse, dhe sigurisht duke pasur në krah një fshesë thithëse të besueshme dhe efektive nuk keni më pse të shqetësoheni. Dhe nëse vuani nga alergjitë, atëherë e dini se sa i rëndësishme është një sistem pastrimi dhe filtrimi me cilësi të lartë për ju dhe shtëpinë tuaj.

Me Rovus Victor Vac, fshesën shumëfunksional dhe të gjithëanshme me ujë, ju mund të përballoni çdo rrëmujë në shtëpinë tuaj, nëse ajo është bërë nga papastërtitë, pluhuri apo lëngjet. Ofron një zgjidhje të plotë për pastrimin e shtëpisë, pasi kombinon 3 funksione të ndryshme në një produkt:

  1.     Pastrim në të thatë
  2.     Pastrim në të njomë
  3.     Fryrës/Kompresor

Lehtësisht mund të kaloni nga një funksion në tjetrin për maksimumin e efikasitetit të pastrimit pa shumë mundim.

Pastrim në të thatë me fuqinë e filterit HEPA dhe filtrimit të ujit

Me Victor Vac ju mund të bëni shtëpinë tuaj një ambient të shëndetshëm për veten dhe për të dashurit tuaj. Falë sistemit të saj të mahnitshëm me shumë filtra që përfshin filtrimin e ujit dhe filtrin HEPA, Victor Vac siguron kujdesin më të mirë për ju dhe familjen tuaj, sepse ndihmon në filtrimin e të gjitha alergeneve shtëpiake dhe papastërtive.

Me dizajnin e tij pa qese, ajo me efikasitet filtron pluhurin e thithur dhe menjëherë fut të gjitha papastërtitë dhe grimcat e pluhurit nga ajri në dhomën e ujit, duke siguruar që ata të mos kthehen për të shkaktuar alergji. Kjo është arsyeja pse Rovus Victor Vac është një domosdoshmëri për këdo që vuan nga alergjitë ose astma dhe dëshiron të ketë një shtëpi të pastër. Pastron çdo gjë: nga pluhuri i imët, thërrimet e bukës dhe qimet e flokëve.

Me Victor Vac mund të pastroni edhe në të njomë

Ne të gjithë e dimë, e veçanërisht kur kemi fëmijë të vegjël në shtëpi, aksidentet me uji janë të zakonshme. Për një pastrim sa më efikas, fshesa Victor Vac ka edhe një furçe krujtëse e cila ndihmon për pastrimin dhe thithjen e ujit.

Pavaresisht nëse ju është derdhur një kovë ujë në banjë, apo fëmijët kanë derdhur qumshtin, lëngun apo uji në dysheme, apo ju thyhet diçka padashje, Victor Vac ofron një zgjidhje të shpejtë dhe efiçente.

Funksion për fryerje dhe për pastrimin e oborrit

Përveç pastrimit në të thatë dhe në të njomë, Rovus Victor Vac vjen me një ventilator të integruar. Ajo që ju duhet të bëni është të lidhni tubin tek pjesa e shkarkimit, të bashkangjitni nje nga aksesorët dhe thjeshtë të ndizni pajisjen.

Ky funksion është ideal për të hequr pluhurin, gjethet dhe mbeturina shpejtë dhe të lehtë, dhe gjithashtu mund të përdoret edhe si kompresor për të fryre komardaret e plazhit, dyshekët me ajer apo lodra të tjera të fëmijëve.

 

 



Video
Vendndodhja