ofertaime.al (websiti) është një shërbim informacioni dhe promocioni online që kërkon prej jush pranimin e Kushteve dhe Termave të Shërbimit si më poshtë. Lutemi lexojeni këtë dokument me vëmendje para se të përdorni websitin tonë. Duke hyrë ose përdorur websitin tonë, ju bini dakord që të respektoni Termat dhe Kushtet e Shërbimit që janë paraqitur më poshtë. Në rast se nuk dëshironi të pranoni termat tona të shërbimit, ju mund të mos e përdorni këtë website. Kompania mund ta ndryshojë këtë marrëveshje në çdo kohë dhe çdo ndryshim do të hyjë në fuqi porsa të publikohet në këtë faqe. Ju bini dakord që ta shikoni periodikisht këtë faqe për t’u njohur me ndryshimet e mundshme. Vazhdimi i aksesit ose përdorimi i websitit nënkupton se ju keni pranuar në mënyrë tërësore të gjitha ndryshimet e mundshme.
1. E drejta e kopjimit, licenca dhe idetë e paraqitura
E gjithë përmbajtja e websitit, pavarësisht se informacioni mund të konceptohet si informacion publik, është e mbrojtur me ligj. Pronarët përkatës të kompanive janë pronarët e vërtetë të logove dhe çdo të dhëne tjetër që është publikuar për kompanitë në këtë website. Në asnjë mënyrë ju nuk mund të ndryshoni, kopjoni, riprodhoni, ripublikoni, ngarkoni (upload), postoni, transportoni ose shpërndani materialet që ndodhen në website, duke përfshirë tekstin, grafikat, kodin dhe/ose softuerin. Ju mund te printoni ose daunlodione pjesë materialesh nga zona të ndryshme të websitit vetëm për qëllime vetjake dhe përdorim jokomercial, duke siguruar se ju bini dakord të mos ndryshoni ose fshini asnjë të drejte kopjimi (Copyright) ose të drejtë pronësie që është në material. Ju bini dakord që ta lejoni ofertaime.al që pa asnjë kufizim në kohë dhe hapësirë, të riprodhojë, shpërndajë, krijojë derivate mbi modelin bazë ose të afishojë publikisht çdo material dhe informacion tjetër që ju keni paraqitur në hapësirat publike të websitit. Ju gjithashtu i jepni të drejtën ofertaime.al që t’a përdorë emrin tuaj të lidhur me materialin që keni publikuar si edhe me të gjitha reklamat ose materialet promocionale me të cilat ka lidhje. Ju bini dakord se nuk do të ngrini asnjë pretendim ndaj ofertaime.al për çfarëdo lloj dyshimi, dhunimi ose përvetësimi që mund t’i bëhen të drejtave tuaja si rezultat i publikimit në ofertaime.al.
2. Markat Tregtare
Publikimet, produktet, përmbajtja ose shërbimet që referohen këtu ose në website janë marka tregtare ose shërbime tregtare që i përkasin ekskluzivisht ofertaime.al. Produktet e tjera, logot, informacioni identifikues i kompanive dhe emrat e kompanive që përmenden në website, mund të jenë marka tregtare të kompanive përkatëse dhe ofertaime.al nuk pretendon ndonjë të drejtë për to.
3. Përdorimi i websitit
a) Ju e kuptoni se, me përjashtim të informacionit, produkteve ose shërbimeve që në mënyrë të qartë identifikohen si të paraqitura nga ofertaime.al, publikimet e tjera janë ofruar nga palë të treta që nuk kanë lidhje me ne. Për këtë arsye ne nuk mund të çertifikojmë përmbajtjen e tyre. Ju gjithashtu e kuptoni se ofertaime.al nuk mund të garantojë se fajlet që janë të disponueshme për daunlodim janë të pastra nga viruset dhe dëmtuesit e tjerë. Nënkuptohet se ju merrni të gjithë përgjegjësinë për përdorimin e këtij websiti dhe internetit. ofertaime.al e ofron shërbimin “kështu siç është” dhe nuk deklaron ose jep ndonjë garanci ose mbështetje për çfarëdo gjëje qoftë (duke përfshirë dhe duke mos u kufizuar në garantimin e të drejtave ose mos dhunimin e tyre, ose në dhënien e garancive për sukses në treg). ofertaime.al nuk mban përgjegjësi për marrëveshjet dhe transaksionet që palë të treta mund të kryejnë ndërmjet tyre për shkak të informacioneve të publikuara në ofertaime.al. Është në përgjegjësinë tuaj që të vlerësoni saktësinë, plotësinë dhe dobinë e të gjitha opsioneve, këshillave dhe shërbimeve që publikohen në internet. ofertaime.al nuk garanton se shërbimi do të jetë pa ndërprerje dhe defekte teknike, si edhe që defektet teknike do të mënjanohen menjëherë.
b) Duke përdorur ofertaime.al si publikues, ju jeni të vetëdijshëm për pasojat ligjore që bien mbi ju nga publikimi i sendeve të vjedhura, mallrave apo shërbimeve të paligjshme, shpifjeve, kërcënimeve, publikimeve ofenduese ose gjëra të tjera të kësaj natyre.
c) ofertaime.al rezervon te drejten e fshirjes se postimeve që bien në kundërshtim me Termat dhe Kushtet e websitit.
4. Kufizimi i përgjegjësisë
Në asnjë rast ofertaime.al nuk do të jetë përgjegjës për: (i) çfarëdo lloj dëmi që mund të shkaktohet në mënyrë aksidentale, si pasojë apo në mënyrë indirekte (duke përfshirë dhe mos u kufizuar në dëmtimin ose pakësimin e fitimeve, ndërprerjen e biznesit, humbjen e informacioneve dhe gjera të tjera të kësaj natyre) që mund të ndodhin për shkak të përdorimit ose paaftësisë për të përdorur shërbimin, informacionet, transaksionet e ofruara nga shërbimi, daunlodimet nga shërbimi ose çdo vonesë e këtij informacioni ose shërbimi, ose (ii) për çfarëdo lloj pretendimi për gabime, neglizhencë ose parregullsi në shërbim dhe/ose materiale ose informacion që është shfaqur ose daunloduar përmes këtij shërbimi.
ofertaime.al nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarëdo websiti tjetër që mund të vizitoni përmes linkeve që janë në këtë website. Kur ju vizitoni një website tjetër, lutemi kuptoni se ai është i pavarur nga ofertaime.al dhe ne nuk kemi asnjë kontroll mbi përmbajtjen e tij. Për më tepër, ekzistenca e një linku të një siti tjetër në websitin tonë, nuk nënkupton se ofertaime.al mbështet përmbajtjen e tij ose mban ndonjë përgjegjësi për përdorimin e tij.
5. Kompensimi
Ju bini dakord të siguroni, mbroni dhe kompensoni ofertaime.al, punonjësit e tij, furnizuesit e tij dhe të gjitha palët e treta që na furnizojnë me informacion nga dhe kundër çdo dëmtimi që mund të shkaktohet prej jush.
6. Të drejtat e palëve të treta
Kushtet e paragrafëve 2 (përdorimi i websitit), dhe 3 (kompensimi) kanë vlefshmëri si në favor të ofertaime.al dhe punonjësve të tij, ashtu edhe ndaj palëve të treta që e furnizojnë me informacion këtë website. Secili prej tyre mund t’i ushtrojë të drejtat që i përkasin në mënyrë individuale duke ju drejtuar juve në mënyrë të drejtpërdrejtë.
7. Përdorimi i të dhënave personale
Për më shumë informacine rreth kësaj mund të shikoni Privatësia
8. Përfundimi i marrëveshjes
Kjo marrëveshje mund të ndërpritet nga secila palë, pa njoftim, në çdo kohë dhe për çfarëdo shkaku. Kushtet e paragrafëve 1 (e drejta e kopjimit, licenca dhe idetë e paraqitura), 3 (përdorimi i shërbimit), 5 (kompensimi), 6 (te drejtat e palëve të treta) dhe 8 (të ndryshme) do të jenë në fuqi pavarësisht ndërprerjes së kësaj marrëveshjeje.
9. Të ndryshme
Kjo marrëveshje do të administrohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe do të ekzekutohet në Republikën e Shqipërisë. Ju bini dakord se çdo veprim ligjor ose kërkesë në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të gjykohet nga gjykatat shqiptare. Çdo e drejtë ose pretendim i juaji duhet të adresohet brenda një viti nga data e lindjes së saj.
Çdo e drejtë tjetër që nuk është përmendur këtu, gjithashtu është e rezervuar.